Maqedoni “Civil” kërkon partitë t’i njoftojnë burimet e financimit të fushatave

“Civil” kërkon partitë t’i njoftojnë burimet e financimit të fushatave

Nga “Civil” theksojnë se në Maqedoni po zhvillohet fushatë shumë e shtrenjtë parazgjedhore ndërsa partitë politike nuk ofrojnë të dhëna për burimet e financimit.
“Zhvillohet fushatë e shtrenjtë, jo- transparente, askush nuk e din se prej ku vijnë paratë për fushatat. Ne tentuam t’u dërgojmë kërkesë të gjitha partive, që të tregojnë burimin e financimit. Për fat të keq, nga 70 subjekte politike, vetëm pesë prej tyre na janë përgjigjur për financimin e fushatës politike. Mediumet janë tregim në vete. Për fat të keq, çdo gjë që është arritur si marrëveshje në Përzhinë, nuk është realizuar”, thotë Sinisha Stankoviq, redaktor i “Civil”
Sipas “Civil” në Maqedoni për momentin nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, por s’ka kohë dhe hapësirë që edhe njëherë të anulohen.