Maqedoni Ajri i ndotur në Tetovë, Kërçovë, Shkup dhe Veles

Ajri i ndotur në Tetovë, Kërçovë, Shkup dhe Veles

Stacionet matëse për cilësinë e ajrit sot treguan se banorët e Tetovës, Kërçovës, Shkupit dhe Velesit thithin ajër të ndotur, me përmbajtje të lartë të grimcave PM10.

Sipas matjeve të Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, sot qyteti më i ndotur në Maqedonia është Tetova, ku prezenca e grimcave është 163 mikrogram në m/katror ndërsa vijon Kërçova me 161 mikrogram. Lagja më e ndotur në Shkup është komuna Qendër me 157 mikrogram në m/kator, vijojnë Gazi Baba me 146, Karposhi me 139, Lisiçeja me 122 ndërsa te Rektorati prezenca e grimcave PM10 është 107 mikrogram në m/kator.

Në Veles janë matur 80 mikrogram në m/kator.