Maqedoni Han: Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike

Han: Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike

Nevojitet kohë shtesë, por partitë duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike, deklaroi sot euro- komisari Johanes Han në dorëzimin solemn të 31 automjeteve të terrenit, donacion nga BE për policinë kufitare ndërsa në kontekst të bisedimeve të djeshme me liderët e partive politike rreth çështjes së formimit të qeverisë së re.

“Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike, duhet të ofrojnë program të mirë të bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës dhe përkushtim në perspektivën evropiane. Dhe në kjo bëhet, jam i bindur në të ardhmen e vendit” deklaroi Han.

Në pyetjen nëse në bisedimet me të, partitë dje kanë treguar pjekuri demokratike, Han nuk u përgjigj, por tha se është optimist.

Euro- komisari në fjalimin solemn, iu referua takimit që sot në mëngjes e kishte me presidenti Gjorgje Ivanov.

Ai tha se e presidenti e ka lutur atë “BE të bëj diç më shumë për vendin e tij dhe të ketë më shumë ngjarje si kjo sot”.

“Unë e ftova Ivanovin që të vijë me mua në ngjarje që demonstron bashkëpunimin tonë dhe lidhjet e forta mes BE-së dhe vendit tuaj”, tha Han.

Presidenti Ivanov nuk ishte në mesin e pjesëmarrësve në solemnitetin e sotëm në MPB.