Maqedoni Han: Do të bëj presion për përparim urgjent të marrëveshjes politike

Han: Do të bëj presion për përparim urgjent të marrëveshjes politike

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han sot në Shkup do të kryej presion ndaj liderëve të partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Gjatë rrugës për në Shkup do të takohem me liderët e të gjithë partive politike që të bëj presion për të arritur marrëveshje urgjente politike” shkroi Han në profilin e tij në Twitter. Kjo është vizita e tretë e komisarit në Maqedoni në katër muajt e fundit.

BE disa herë apeloi deri tek partitë politike që t’i respektojnë afatet dhe ligjin për prokuror special, që parashihej me Marrëveshjen e Përzhinos.

Partitë politike këtë fundjavë arritën marrëveshje për kodin zgjedhor, por pas shtyrjes dyjavore të afatit. Ligji sot duhet të votohet në Kuvend.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, deri nesër duhet të emërohen ministrat dhe zëvendës- ministrat e qeverisë kalimtare.