Bota Ballkan Gjermania dhe Austria planifikojnë të mbyllin kufirin e Maqedonisë dhe të ngrenë...

Gjermania dhe Austria planifikojnë të mbyllin kufirin e Maqedonisë dhe të ngrenë kampe të mëdha për refugjatët

Gjermania dhe Austria, në bashkëpunim me qeverinë maqedonase dhe atë greke, po zhvillojnë plan për mbylljen e kufirit maqedonas- grek, transmeton “Sputnik” duke raportuar informacione të gazetës gjermane “Bild”.

Sipas gazetës gjermane. ekspertët nga Vjena, Brukseli dhe nga Berlini duan të mbyllin kufijtë dhe të pajisin me sistem për mbikëqyrje. Njëkohësisht, rritet numri i përfaqësuesve të Agjencisë për Kontroll të Kufijve të Jashtëm të BE-së, Fronteks, do të ndaj refugjatët në Ballkanin në dy grupe, ata politik dhe ekonomik.

Gazeta thekson se plani, i cili duhet të zbatohet ndaj mesit të muajit mars, gjithashtu parasheh që në Greqi të ngrejë kamp të madh, si qendra për depërtim dhe distribuim, për të cilat Athina zyrtare dhe do të marrë ndihmë pre 320 milion eurosh nga Brukseli.