Maqedoni Çiçakovski: Deri ora 12 kanë votuar 34,43%, votimi zhvillohet qetë

Çiçakovski: Deri ora 12 kanë votuar 34,43%, votimi zhvillohet qetë

Deri më orën 13 në nivel shtetëror kanë votuar 34,43% nga votuesit, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

“Në NJZ 1 kanë dalë 38,35%, në NJZ 2 33,71 %, NJZ 3 38,62 %, NJZ 4 39,9 %, NJZ 5 33,55% ndërsa në NJZ 6 23,85 % – deklaroi Çiçakovski.

Ai shtoi se vlerësimi i përgjithshëm i KSHZ-së është se votimi po zhvillohet qetë dhe në atmosferë korrekte dhe se tani për tani nuk ka njohuri për prishje të rendit.

Çiçakovski gjithashtu theksoi se bashkëpunimi mes KSHZ-së dhe MPB është e vazhdueshme dhe se të gjitha lokacionet janë siguruar në përputhje me rregulloren e bashkëpunimit mes KSHZ-së dhe MPB-ës.

Lidhur me ankesat për shkeljen e të drejtës për votë të dorëzuar nga 20 qytetarë, zëdhënësja e Komisionit, Lupka Guguçevska deklaroi se të gjitha ankesat kanë të bëjnë me atë që qytetarët nuk kanë shkruar në certifikatën e listës zgjedhore.

“Vërtetuam se qytetarët që i kanë dorëzuar ankesat janë në shënimet kontestuese, pas çka krahas apelit të KSHZ-së dhe afatet deri në gusht, e më pas deri në nëntor, ata nuk kanë dorëzuar paraqitje pranë KSHZ-së që të shënohen në listën e votimit. Përkujtojmë se këto qytetarët janë njoftuar në adresën personale, por edhe përmes fushatës zgjedhore” deklaroi Guguçevska.

Konferenca e ardhshme e KSHZ-së është në ora 18.