Maqedoni Zaev: Vështirë që sonte do ta dorëzoj përbërjen e Qeverisë në Kuvend

Zaev: Vështirë që sonte do ta dorëzoj përbërjen e Qeverisë në Kuvend

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Zoran Zaev sot para takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se thuajse s’ka gjasa që sot ta dorëzoj në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re.

“Nuk besoj që sot do të arrijmë. Bëjmë përpjekje. Kjo varet nga të gjitha partitë politike. Para pak kohe u pamë me dy partitë tjera ndërsa tani do të takohemi me Besën. Di të bisedojmë deri vonë, por vështirë se sot do të dorëzoj propozim me emrat e ministrave për përbërjen e re të Qeverisë”, ka thënë Zaev.