Kronikë Incident i armatosur në Qendrën klinike në Shkup

Incident i armatosur në Qendrën klinike në Shkup

Sot në mëngjes në Qendrën klinike në Shkup ka ndodhur një incident me armë.

Sipas informacioneve jozyrtare, në incident nuk ka njerëz të lënduar gjegjësisht është lënduar mjek i kirurgjisë abdominale ndërsa ndaj tij, me armë ka shkrepur një pacient i pakënaqur.

Policia ka arrestuar dy persona, por nga MPB nuk ka konfirmim të këtillë.

Hyrja e spitalit ka qenë e bllokuar dhe ka pasur prezencë të shtuar të policisë.

Nga SPB Shkup për “Meta” thonë se janë duke i shqyrtuar informacionet dhe më shumë detaje do të njoftojnë më vonë.