Bota Ballkan Propozimi i plotë grek, nesër?

Propozimi i plotë grek, nesër?

Greqia sipas të dhënave jozyrtare, sot nuk ka dorëzuar propozime të reja deri tek kreditorët. Mediumet shkruajnë se në tavolinën biseduese të Euro- grupit, Greqia i ka shpalosur propozimet e kryeministrit Cipras. Burimi qeveritar thotë se i presin komentet nga pala evropiane gjatë ditës.

Sipas të dhënave fillestare, ditën e sotme ekipi grek e përdor për shqyrtimin e disponimit, kërkesave dhe pritjeve të kreditorëve, që të shihet çfarë saktë mund të pranohet deri nesër që të përfundohet, përpilohet dhe dorëzohet propozimi i plotë ql më lehtë mund të kalojnë tek ministrat evropian.

Kryeministri Cipras pritet të ketë takim me kancelarin Angela Merkel dhe me presidentin francez, Fransoa Oland para takimit të djeshëm të Samitit të BE-së ndërsa gjatë ditës tanimë ka diskutuar me numrin një të Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Greqia nuk ka hapësirë për pritje sepse likuiditeti i bankave të saj është nën kërcënim serioz.

M.P