Maqedoni Treshja evropiane do të zhbllokoj Marrëveshjen e Përzhinos

Treshja evropiane do të zhbllokoj Marrëveshjen e Përzhinos

Treshja e euro-deputetëve Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit qëndrojnë sot në Shkup për të zhvilluar takime me katër partitë më të mëdha në vend. Ata do të takohen me liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi si dhe me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. Ndërkohë akoma nuk ka informata se më kë do të takohen nga VMRO-DPMNE-ja pasi lideri i kësaj partie dhe njëherit kryeministër Nikolla Gruevski, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Treshja e parlamentit evropian do të takojë edhe anëtarët e KSHZ-së dhe Prokuroren Speciale Katica Javeva, derisa për nesër është paralajmëruar një konferencë e përbashkët shtypi në Qendrën për informim të Bashkimit Evropian.

Raportohet se në agjendën e euro-deputetëve është kriza politike dhe përmbushja së obligimeve që dalin nga marrëveshja e qershorit. Mes tjerash pritet të diskutohet edhe data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Houit, Uajgl dhe Kukan do të tentojnë të zhbllokojnë dialogun në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos që u bllokua te mediumet dhe pastrimi i listës zgjedhore. Vizita e tyre vjen katër ditë para ardhjes së euro- komisarit Han në Shkup, i cili para disa javëve dërgoi letër deri te nënshkruesit e Marrëveshjes ku shprehu shqetësimin e tij për shkeljen e afateve.