Maqedoni Treshja e Brukselit pa deklaratë pas takimit me Zaevin

Treshja e Brukselit pa deklaratë pas takimit me Zaevin

Euro- deputetët Ivo Uajgl, Riçard Houit dhe Eduard Kukan sot refuzuan të prononcohen me çfarëdo deklaratë pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, duke theksuar se këtë do ta bëjnë nesër pasi të mbarojnë takimet e paralajmëruar.

Treshja e Brukselit pas takimit në selinë e LSDM-së u drejtua kah Zyra e KE-së në Shkup ku sipas paralajmërimeve, tre euro- deputetët duhet të takohen me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.

Deputetët evropian që së bashku me euro- komisarin Han ndërmjetësuan në miratimin e Marrëveshjes së Përzhinos, nuk do të takohen me Nikolla Gruevskin i cili është për vizitë në SHBA, por do të kenë takime me funksionar të lartë të VMRO DPMNE-së.

Takimi me përfaqësuesit e KSHT dhe prokuroren speciale Katica Janeva janë takuar për nesër, pas çka më orën 13 do të mbahet konferenca e shtypit.