Bota Bilanci tragjik në Paris: Mbi 160 të vrarë dhe 200 të plagosur

Bilanci tragjik në Paris: Mbi 160 të vrarë dhe 200 të plagosur

Pas sulmeve të mbrëmshme në Paris bilanci tragjik i të cilit është mbi 160 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur, janë angazhuar 30.000 policë për të ruajtur sigurinë, ndërkaq qeveria e Francës vazhdimisht është mbledhje.

Sipas hetimeve të deritanishme konsiderohet se terroristët janë trajnuar në terrenin vendas të Francës. Analistët  vlerësojnë se sulmi në Parisi, sipas numrit të lokacioneve dhe logjistika e domosdoshme që të realizohet, ka qenë i koordinuar madje me mirë se sulmet e 11 shtatorit në ShBA.

Policia e Francës raporton se të gjithë sulmuesit janë vrarë, mirëpo disa nga bashkëpunëtorët janë  të lirë. Përveç policisë, e cila kërkoi që qytetarët të mbeten në shtëpitë e tyre, në fuqi është edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Për të ndihmuar sigurinë e Parisit janë mobilizuar edhe 1.500 ushtarë.

Në sulmet e mbrëmshme më shumë të vrarë ka në sallën e koncertit Batklan, ku jetën e humbën 80 persona, kurse nga  pesë sulmet tjera, katër ishin në restorante dhe një në qendër tregtare.  Disa bomba kanë shpërthyer në afërsi të stadiumit “Stade de France” , gjatë ndeshjes  miqësore të futbollit mes Francës dhe Gjermani.

Presidenti i Francës, Fransoa Oland, ka  qenë i pranishëm në ndeshjen, prej ku është evakuuar.

Ngushëllimet për familjet e viktimave nga sulmet dhe dënimet e ashpra për këtë akt terrorist  shprehën Barak Obama, Angela Merkel dhe Vladimir Putin.