Maqedoni Putin: Me vëmendje ndjekim çdo gjë që ndodh në Maqedoni

Putin: Me vëmendje ndjekim çdo gjë që ndodh në Maqedoni

Me vëmendje të posaçme ndjekim çdo gjë që ndodh në vendin tuaj, i ka thënë presidenti rus Vladimir Putin presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në takimin e tyre në Moskë.

“Dëshirojmë situata brenda- politike në Maqedoni të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike. Jam i bindur se përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojnë për këtë”, ka deklaruar Putin.

Presidenti rus ka shprehur kënaqësinë që raportet maqedonase- ruse avancohen dhe se ka lëvizje pozitive në shkëmbimin ekonomik.

Në fillim të takimit Putin ia ka uruar mirënjohjen presidentit Ivanov që dje e mori nga patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril.