Bota Ballkan Policia maqedonase është futur në Greqi duke dëbuar emigrantët, pohojnë mediat

Policia maqedonase është futur në Greqi duke dëbuar emigrantët, pohojnë mediat

Incidentet në Idomeni po bëhen top- temë në Greqi. Reagimi i policisë maqedonase, shpërthimi i dhunës dhe mungesa e reagimit nga qeveria e Greqisë dhe policia po vërshojnë opinionin grek.

Pasi në mediat greke doli video- regjistrimi se policia e Maqedonisë është futur përtej gardhit dhe ka reaguar ndaj incidenteve, mediat parashtruan pyetjen nëse policia  maqedonase ka reaguar nga territori grek dhe pse është lejuar të hidhet gaz lotsjellës dhe të ketë sulme me plumba gome në tokën greke nga një shtet i huaj.

Përgjigje zyrtare nga pala greke është se nuk ka pasur kalime dhe shkelje në territorin grek gjegjësish nuk ka pasur shkelje kufijsh. Ministri i mbrojtjes civile, Nikos Toskas shpjegoi se policia e Maqedonisë në esencë ka qenë edhe më tej në tokën maqedonase.

“Gardhi nuk është saktë në linjën kufitare, gjendet 2-3 mera pas linjës kufitare, në kornizat e territorit të tyre. Policët që tejkaluan përtej vrimës së gardhi dhe prej atje reaguan ndaj incidenteve, faktikisht ishin në territorin e tyre”.