Maqedoni Nuk ka marrëveshje për pakon zgjedhore në afatin e paraparë

Nuk ka marrëveshje për pakon zgjedhore në afatin e paraparë

Nuk ka marrëveshje në takimin e mbrëmshëm të grupeve të punës për ligjet zgjedhore, mëson “Meta” nga burimet e ekipeve biseduese.

Edhe krahas përpjekjeve të ndërmjetësit belg, Piter van Hojte, ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli dhe shefit të misionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, asnjëra palë në bisedime nuk ka lëshuar pe për ligjin lidhur me ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara.