Maqedoni MPB për “Meta”: Francezët kërkuan asistencë, po bëhen kontrolle për kamikazin në...

MPB për “Meta”: Francezët kërkuan asistencë, po bëhen kontrolle për kamikazin në Paris

Autoritetet franceze- Byroja Qendrore Kombëtare (BQK) Paris deri te të gjitha qendrat e Interpolit, në mesin e të cilave edhe Republika e Maqedonisë, dorëzuan kërkesa të caktuara për kontrollin e data bazave të cilat do të ndihmonin  për hetimet dhe zbulimin e autorëve të mundshëm, organizatorëve dhe asistentëve të sulmeve terroriste, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Meta”.

Përgjigjja e pyetjeve tona ishte se,prej atje informojnë se në vazhdim e sipër janë kontrollet evidencës së MPB-së për tu konfirmuar se shtetasi sirian Ahmed Almuhamed, për të cilin supozohet se është njëri nga terroristët e Parisit, ka kaluar në  territorin e vendit tonë dhe  është regjistruar nga shërbimet e Maqedonisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer të gjitha kontrollet e domosdoshme të kërkuara nga shërbimet franceze, me çka ata janë informuar me kohë. Ministria e Punëve të Brendshme bënë kontroll se personi për të cilin interesoheni kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë. Më fakt, bëhen kontrolle manuale të evidencës nga shkaqet që shumë nga personat  paraqiten me të dhëna të njëjta ose të ngjashme”, thonë  për “Meta” nga MPB-ja.

Gjithashtu, thonë se “MPB man bazën e të dhënave për vërtetimet e dhëna për qëllimin e caktuar, për të kërkuar azil, kurse të dhënat biometrike (fotografi dhe shenjat e gishtave) merren nga personat që kërkojnë të drejtën e azilit”.

Në pyetjen e “Meta” se a është rritur niveli i sigurisë në kufirin jugor dhe verior dhe a ka më shumë kontrolle  gjatë hyrjes dhe daljes së imigrantëve në Maqedoni, pas sulmeve terroriste në Paris, nga MPB-ja thonë se përveç masave të tjera, janë përforcuar edhe kontrollet ndaj imigrantëve të cilët hynë në vend sidomos në qendrën e transitit të Gjevgjelisë.

Ministria e Punëve të Brendshme, përveç masave të tjera të përforcuara të sigurisë, ka rritur kontrollin  ndaj imigrantëve që hynë në Republikën e Maqedonisë, sidomos gjatë kalimit të përkohshëm në qendrën e Gjevegjelisë, si dhe në pjesën jugore dhe veriore të kufirit, të përfshira me vendimin e shpalljes së gjendjes së krizës”, thuhet në shkresën e MPB-së.

Maqedonia u quajt si vendi më  sekret lidhur me faktin se a posedon informacione me marshutën e  kamikazit që u hodh në erë në Paris.