Maqedoni LSDM: Nevojitet zhbllokimi i Kuvendit, në vend që të mbrohen kriminelët

LSDM: Nevojitet zhbllokimi i Kuvendit, në vend që të mbrohen kriminelët

“Maqedonia do të jetë shtet juridik. Do të ketë reforma rrënjësore në gjyqësor dhe prokurori dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Deputetët e VMRO DPMNE-së për këtë arsye bllokojnë proceset demokratike në Kuvend. Ata mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë kryesinë e VMRO DPMNE-së nga përgjegjësi për krime e bëra në kurriz të qytetarëve, 10 vitet e kaluara”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se “në program, qeveria e re reformuese i Maqedonisë unitare angazhohet për reforma rrënjësore në këtë fushë dhe do të sigurojë gjyqësor të pavarur”.

“Për këtë shkak, deputetët e VMRO DPMNE-së le ta zhbllokojnë punën e Kuvendit, në vend që të mbrojnë kriminel. Do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit e ai më pas do ta njoftoj Gjorge Ivanovin se ka shumicë parlamentare prej 67 deputetëve, që t’ia ndaj mandatin kryetarit Zoran Zaev i cili do ta formojë qeverinë e re reformuese për qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.