Maqedoni Liderët i bënë thirrje Parlamentit t’i emëroj anëtarët e KSHZ-së

Liderët i bënë thirrje Parlamentit t’i emëroj anëtarët e KSHZ-së

Liderët e partive që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, në një deklaratë të përbashkët me shkrim përshëndetën marrëveshjen e sotme për përbërjen e plotë të KSHZ-së dhe i bënë thirrje Parlamentit që t’i emëroj Rexhep Prokupcën, Atanas Urumov dhe Aleksandar Çiçakovskin për ekspertë të pavarur në KSHZ.

“I bëjmë thirrje Parlamentit që t’i finalizoj procedurat e nevojshme sa më shpejtë që është e mundshme, me qëllim Komisioni të filloj me punë dhe t’i ndërmerr obligimet për përgatitjen e zgjedhjeve korrekte dhe të krijoj kushte të barabarta para zgjedhjeve. I bëjmë thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që të mbështesin KSHZ-në në këtë. Ftojmë Komisionin që të miratoj vendime e nevojshme për çështje siç janë ekipimi kadrovik, përfshirë sekretarin e përgjithshëm me kualifikim të lartë për metodologjitë e shqyrtimit të listës së zgjedhësve” thuhet në deklaratë.

Liderët politik gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë të gjitha parregullsitë në KSHZ dhe deri te trupat tjerë zyrtar me autorizime relevante siç është avokati i popullit.

Takimi i liderëve megjithatë përfundoi pa marrëveshje për reformat në mediume, por siç mësohet, për to do të debatohet në ditët e ardhshëm.