Maqedoni Ivanov- Erdogan: Lufta kundër terrorizmit dhe krizës së refugjatëve në fokus të...

Ivanov- Erdogan: Lufta kundër terrorizmit dhe krizës së refugjatëve në fokus të takimit

Presidenti Gjorgje Ivanov në suazat e vizitës së punës në Turqi, sot në Stamboll u takua me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Edrogan.

Në fokusin e bisedave së dy presidentëve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe , me theks të veçantë të sferës së sigurisë, krizës së refugjatëve dhe marrëdhëniet ekonomike.

Në takim është arritur marrëveshje për përforcimin e bashkëpunimit të shërbimeve të sigurisë në pjesën e parandalimit dhe këmbimit të informacioneve në luftën kundër terrorizmit si dhe sfidat e krizës së refugjatëve.