Maqedoni Gjykata kërkon ta dëgjoj “bombën” që të shqiptoj paraburgim për Grujovskin dhe...

Gjykata kërkon ta dëgjoj “bombën” që të shqiptoj paraburgim për Grujovskin dhe Jankulloskën

Gjykatësja me procedurë paraprake hodhi poshtë kërkesat e Prokurorisë speciale dhe nuk caktoi masën e paraburgimit për Goran Grujovskin si dhe masat e kujdesit për katër të dyshuarit tjerë në rastin “Fortesa”, mes të cilëve edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska.

Gjykatësja Aleksandra Pop- Stefanov e cila vepronte me kërkesë të PSP-së, vendimin e saj e bazon në kompetencën e kufizuar të Prokurorisë speciale gjegjësisht se nuk është kompetente për këtë lëndë sepse nuk ka prezantuar bisedë konkrete të përgjuara prej ku dal rasti “Fortes”.

Marrja në pyetje e Jankulloskës dhe tre të tjerëve nuk kishte kurrfarë epilogu sepse gjykatësit iu keqësua gjendja gjatë bisedës informative ndërsa në ndërkohë ndodhi falja e Gjorgje Ivanov, ku u falën 56 zyrtar dhe bashkëpunëtor të tyre.