Korrespondentë Bushati: Shqipëria nuk përzihet në koalicionet e mundshme në Maqedoni

Bushati: Shqipëria nuk përzihet në koalicionet e mundshme në Maqedoni

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dje deklaroi se Tirana zyrtare nuk ka pasur kurrfarë roli lidhur me koalicionet e mundshme qeveritare në Maqedoni, shkruan korrespondenti i “Meta” nga Tirana.

Bushati theksoi se Shqipëria nuk përzihet në çështjet e brendshme të shtetit fqinj, e as që ka kryer presion për koalicionet e mundshme duke shtuar se do të mbështesin cilindo proces që do të siguroj demokraci dhe stabilitet në Maqedoni.

“Barazia, liria dhe demokracia janë tre elementet e Marrëveshje së Ohrit dhe ato ende s’janë zbatuar tërësisht. Pikërisht kjo është mundësi e artë për faktorin politik shqiptar. Ata mund të bashkohen dhe të arrijnë përparim për këto çështje” tha Bushati.

Ai më tej shtoi se për herë të parë nga firmosja e Marrëveshjes kornizë partitë shqiptare në Maqedoni i kanë tejkaluar dallimet ideologjike dhe kanë qenë prapa një platforme të përbashkët.