Bota Ballkan Ballkani Perëndimor mposhti BE-në futboll, Gruevski shënoi dy gola

Ballkani Perëndimor mposhti BE-në futboll, Gruevski shënoi dy gola

Skuadra e Ballkanit Perëndimor mposhti ekipin e BE-së me rezultat 4-2 në ndeshjet e futbollit që mbrëmë u mbajt në Vjenë, që u organizua në suazat e Samitit të Ballkanit Perëndimor, në kryeqendrën e Austrisë.

Kryeministri i Maqedonisë në fitoren e skuadrës së tij shënoi dy gola ndërsa asistoi për dy gola tjerë.

Në këtë ndeshje luajtën kryetarë të qeverive dhe ministra të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me përfaqësues të vendeve- anëtare të BE. Arbitri i ndeshjes ishte komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han.