Maqedoni Ligji kundër “bombave” tashmë në leximin e dytë!

Ligji kundër “bombave” tashmë në leximin e dytë!

Propozim- ligji për ndalimin e “bombave” të opozitës në ueb-faqen  të Kuvendit arriti në fazën e e  leximit të dytë,  edhe pse sot ishte paralajmëruar.

Nga Kuvendi na informuan se ligji sillet me procedurë të përshpejtuar dhe prandaj leximi i dytë është tejkaluar dhe drejtpërdrejtë shkohet në komisionet për leximin e dytë. Nëse ligji nuk kalon në debatin e komisioneve, ai mund të paraqitet para deputetëve, thonë shërbimet e Kuvendit.

Propozim- ligji për ndalimin e “bombave” në Kuvend e dorëzuan përfaqësuesit e koalcionit qeveritar VMRO- DPMNE- BDI, dhe sot në ueb – faqen e Kuvendit u publikua në pjesën “materiale të pranuara”.

Disa orë pas publikimit të këtij materiali, ai është llogaritur në pjesën “leximi i dytë”.