Maqedoni Zaev: Ministrat e rinj do të kenë rolin e kontrrollit

Zaev: Ministrat e rinj do të kenë rolin e kontrrollit

Përzgjedhja e sotme e ministrave dhe zëvendësministrave është edhe një hap për të kontribuar në zgjedhjet korrekte dhe demokratike, deklaroi lideri i opozitës Zoran Zaev, para Kuvendit, pas përfundimit të seancës ku deputetët miratuan propozimet e anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Roli i këtyre personave do të jetë të bëjnë kontroll të punës së  Qeverisë dhe të sigurojnë vullnetin e lirë të qytetarëve. Pra, vetëm rol kontrollues, i cili do të kontribuojë që më 24 prill vendit tonë t’ia kthejmë vlerat kushtetues – tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pse LSDM-ja nuk ka votuar për propozimin e zëvendësministrit të propozuar nga VMRO- DPMNE-ja, Zaev tha se kjo që ndodhi sot nuk nënkupton koalicion me partinë në pushtet, por respektim të Marrëveshjes së Përzhinos

Në pyetjen se më 24 prill a do të vazhdojë të jetë kryetar i Strumicës, ai u përgjigj se nuk do të jetë më në atë funksion, por  se do të  fitojë përkrahjen e qytetarëve për ta udhëhequr qeverinë e re.