Maqedoni Zaev në takim me kryeministrin e Suedisë: Tërheqja e Gruevskit është e...

Zaev në takim me kryeministrin e Suedisë: Tërheqja e Gruevskit është e patjetërsueshme

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe zëvendës- kryetarja e partisë, Radmilla Sheqerinska sot në suazat e kongresit të partisë së socialistëve evropian (PSE) që do të mbahet në kryeqendrën e Hungarisë, Budapest kanë pasur takim me kryeministrin suedez, Stefan Lofven, njoftojnë nga LSDM.

Në takim, Zaev ka theksuar qëndrimet e partisë, sipas të cilave, është e patjetërsueshme Nikolla Gruevski të tërhiqet nga posti i kryeministrit, që të mund qeveria kalimtare të krijoj kushte për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

“Është e patjetërsueshme të tërhiqen Nikolla Gruevski dhe më të afërmit e tij që i krijuan problemet në vend, për qeveri kalimtare të krijohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet normalizimi i institucioneve, pavarësia e gjyqësorit, mediumeve dhe më në fund kthimi i vlerave demokratike dhe perspektivës evropiane në Maqedoni”, ka thënë Zaev në takim.