Maqedoni Zaev: Ivanovi ka kryer grushtet me vendimin që mos ta jep mandatin

Zaev: Ivanovi ka kryer grushtet me vendimin që mos ta jep mandatin

“Gjorgje Ivanov me vendimin që mos ta jep mandatin për formimin e Qeverisë për çka është i obliguar me Kushtetutë, ka kryer grushtet. Shtetin e ka futur në krizë thellë me pasojat të paimagjinueshme ndaj qytetarëve”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pasi presidenti Ivanov vendosi mos t’ia ndajë mandatin.

Me këtë vendim, siç tha Zaev, ai bën krizë kushtetuese- shtetërore me atë që mohon vullnetin e shumicës dhe 67 nënshkrimet e dorëzuara nga deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë duke penguar transferimin e pushtetit legjitim dhe legal.

“Me këtë sjellje, Ivanov edhe njëherë është vënë në rolin e mbrojtësit dhe bashkëpjesëmarrësit të Nikola Gruevskit dhe kryesisë së VMRO DPMNE-së. Dua publikisht të porosis, LSDM dhe unë si lider nuk do të lejojmë askush të luaj me të ardhmen e shtetit për qëllim personale, politike dhe kriminale” tha mes tjerash Zaevi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e kurrfarë provokimeve, të qëndrojnë gjakftohtë dhe përmes proceseve demokratike të formohet Qeveria e re, e cila siç tha, do të fokusohet ndaj nevojave reale të qytetarëve dhe sundimin e të së drejtës.

Zaev shton se Ivanov patjetër duhet ta tërheq vendimin dhe ta dorëzojë mandatin sepse obligohet me Kushtetutë.

Në pyetjen e gazetarëve, çfarë nëse presidenti nuk e tërheq vendimin, Zaev edhe njëherë apeloi që të qëndrojmë gjakftohtë.

“Mllefi në shpirt sot, nesër hap perspektiva të reja”, u përgjigj Zaev.