Bota Takim i jashtëzakonshëm i shefave të diplomacisë së BE-së për sanksione të...

Takim i jashtëzakonshëm i shefave të diplomacisë së BE-së për sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministrat e punëve të jashtëm të 28 vendeve- anëtare të BE-së, sot në Bruksel do të diskutojmë për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të mbështetjes së Moskës zyrtare për forcat pro- ruse në Ukrainë.

Në takimin e jashtëzakonshëm, pritet ministri i ri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kozias të kundërshtoj miratimin e masave të reja kundër Rusisë, duke pasur parasysh se Greqia u distancua nga deklaratat e Këshillit të BE-së.

Këshilli i BE-së, i cili përbëhet nga shefat e shtetit dhe qeverive të gjithë vendeve- anëtare, pardje në një deklaratë të përbashkët, dënoi Rusinë për mbështetje ushtarake dhe materiale për aktivistët pro-rus në Ukrainë, të cilët ngarkohen për vdekjen e të paktën 30 civilëve në Mariupol dhe u kërcënua me sanksione të ashpra.

Megjithatë, qeveria e re greke u distancua nga kjo deklaratë, duke pohuar se nuk janë konsultuar dhe se nuk qëndrojnë pas qëndrimeve.

Nga kabineti i kryetarit të Këshillit, Donald Tusk, dje porositën se njoftimi ka kaluar përmes kanalet e zakonshme para se të publikohet dhe se me siguri është bërë gabim në komunikim gjatë pranim- dorëzimit tek autoritetet në Athinë.

Deputetët e SIRIZA-s në Parlamentin evropian rregullisht votonin kundër të gjitha rezolutave në të cilat kritikohej Rusia, ndërsa gjithashtu, votonin kundër firmosje së Marrëveshjes për stabilizim- asocim të BE-së dhe Ukrainës.

Duke pasur parasysh mungesën e konsensusit të nevojshëm, ministra sot nuk do të miratojnë vendim për miratimin e sanksioneve më të ashpra, por se këtë do t’ua lënë shefave të shteteve dhe qeverive, të cilët kah mesi i muajit të ardhshëm do të mblidhen në takim joformal në Bruksel. Në këtë samit, për herë të parë në rolin e kryeministrit të Greqisë do të merr pjesë Cipras.

Sanksionet e deritanishme përfshinin 132 funksionarë rus dhe ukrainas, të cilët kanë ndalesë udhëtimi në BE dhe 85 ndërmarrje dhe banka të cilat kanë ndalesë për qasje në tregun evropian.