Zaev: Maqedonia ka nevojë për Evropën më shumë se çdoherë

-

“Është e mundshme dhe e realizueshme që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Qytetarët janë të bashkuar si asnjëherë më parë në vlera që mbrojnë dinjitetin e njeriut, garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë, që sigurojnë stabilitet ekonomik për familjen dhe stabilitet të sigurt për shtetin”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij në shënimin e Ditës së Evropës dhe Ditës së fitores ndaj fashizmit (9 Maj).

Ai ka shtuar se Maqedonia, më shumë se kurdoherë ka nevojë për Evropën sepse ajo i tërheq qytetarët e vendit tonë në një botë përparimtare dhe me shpresë.

“Para nesh qëndrojnë shumë sfida për të cilat nevojitet shumë punë, energji dhe entuziazëm. Kjo s’mund të bëhet nga një person e as nga disa politikanë. Nevojiteni të gjithë. Secili me dijen e tij, secili me atë që është, me atë që mund të kontribuoj për ndërtimin e një Maqedoni moderne, demokratike dhe evropiane. E kemi merituar këtë pas gjithë sfidave në të cilat kemi kaluar”, ka shtuar Zaev në urimin e tij.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shoqëria maqedonase 10 vite ka luftuar me regjim autokratik dhe se tani është në prag të lirisë, demokracisë dhe perspektivave evropiane.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...