Maqedoni Van Hojte: Punojmë me vrull, patjetër duhet të arrijmë përparim për vendin

Van Hojte: Punojmë me vrull, patjetër duhet të arrijmë përparim për vendin

Nata e mbrëmshme ka qenë e vështirë për grupet e punës, të cilat po merren vesh për pikat e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, deklaroi ndërmjetësi belg, Piter van Hojte, shkruan “A1on”

Ai arriti në rezidencën e BE-së në Përzhino, ku komisari për zgjerim Johanes Han do të ketë takim me liderët e katër partive politike.

“Punojmë çdo ditë që të arrijmë përparim, mund të them se punojmë natë e ditë. Patjetër duhet të arrijmë përparim në këtë vend. Çdoherë është e dobishme që njerëzit të vijnë, ta shohin situatën me sytë e tyre dhe të flasin me njerëzit që të formojnë mendim personal” u përgjigj van Hojte në pyetjen nëse ka qenë e patjetër të vijë Han.