Bota CIA ia shkatërroi jetën El Masrit dhe as që i kërkoi falje

CIA ia shkatërroi jetën El Masrit dhe as që i kërkoi falje

Kaled el Masri është person krejtësisht i shkatërruar, njoftojmë mediumet botërore. Një dekadë pasi CIA, me ndihmën e autoriteteve maqedonase, e mori në Maqedoni dhe e vendosi në Qendrën sekrete për paraburgim në Afganistan, El Masri ende nuk është shëruar.

Gazeta “San Herald” thekson se gjermani me prejardhje nga Libani tanimë nuk është pjesë e jetës së bashkëshortes dhe fëmijëve ndërsa miqtë dhe avokati nuk mund ta gjejnë. Shërbimet sekrete gjermane njoftojnë se ai gjendet në “ndonjë vend arab pro- perëndimorë”.

Rasti “El Masri” është një prej 26 rasteve që përmenden në raportin e Senatit të SHBA-së për torturimin e personave nga ana e CIA-s, që më vonë është treguar se gabimisht janë torturuar dhe keqtrajtuar. Megjithatë, raporti i cili u publikua javën e kaluar, nuk zbulon se çfarë pasoja për jetën e El Masrit kanë lënë torturimet disa- muajshe.

-Ngela i shokuar nga raporti i torturave. Ata e kanë ditur dhe për brenda me vite kanë pranuar se kanë gabuar me Kalidin. Një dekadë të tërë, dekadë ku jeta e tij është shkatërruar, ai kërkonte falje, shpjegim, mundësi që të vazhdoj me jetën e tij. Ata e kanë ditur, e kanë pranuar këtë, por nuk ia kanë treguar atij- thotë Gnjidiç.

CIA disa javë pas arrestimit ka kuptuar se ka gabuar që në janar të vitit 2004 arrestoi, por vazhdoi të hesht, si dhe Komitetit për zbulim pranë Senatit, i cili kuptoi për rastin në vitin 2007.

Në raportin e Senatit në zbulohet se si është torturuar El Masri gjatë arrestit. Ai me vite të tëra pohonte se është viktimë e torturës, se ka qenë i lidhur për tavani, me ditë të tëra nuk ka mundur të ulet dhe se e kanë mbajtur në terr të plotë. Skenari i tillë përshkruhet edhe në ekzemplaret tjera për torturë në raportin e Senatit.