Maqedoni Takim urgjent i Han me Uajgl dhe Kukan për Maqedoninë

Takim urgjent i Han me Uajgl dhe Kukan për Maqedoninë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot në mëngjes ka takim urgjent me ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, pas vendimit të djeshëm të presidentit Ivanov që t’i ndalojë të gjitha proceset gjyqësore.

Han dhe Houit dënuan vendimin e Ivanov, duke thënë se kjo shkakton shqetësim për sundimin e të drejtës në vend.

Euro- deputeti Houit paraljmëroi për pasoja shumë serioze nëse ndonjëra prej partive apo individ është përgjegjës për shkeljen e Marrëveshjes së Përzhinos ndërsa Han tha se ngjarjet e fundit, kanë dyshim serioz nëse zgjedhjet e besueshme ende janë të mundshëm.

Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.