Maqedoni Policia e Maqedonisë, Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë firmosën memorandum për menaxhimin e...

Policia e Maqedonisë, Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë firmosën memorandum për menaxhimin e krizës me refugjatët

 

“Si shtet jemi lënë të vetëm që të ballafaqohemi me këtë gjendje edhe atë për fajin tonë nga aspekti rajonal, e shkaktuar në pjesën e kufirit shtetërorë me vend- anëtarë të BE-së” theksoi ministri i brendshëm i Maqedonisë, Mitko Çavkov në takimin e sotëm me homologët e tij në Ohër në kuadër të krizës me refugjatët ku shtoi se “për menaxhim të suksesshëm afatgjatë me këtë gjendje, nevojitet sinkronizim urgjent i hapave kombëtare dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët të shteteve të rajonit”.

Në takim ku morën pjesë ministrat e Austrisë dhe Serbisë, Johana Mikl- Lajtner dhe Nebojsha Stefanoviq dhe zëvendësi i sekretarit shtetërorë të MPB-së hungareze, Kristina Berta është firmosuar memorandum kuptimi, i cili siç thonë nga MPB, “i kushtohet hapave të domosdoshme për mbajtjen e presioni të jashtëzakonshëm dhe migrimit që i përfshin këto vende”.