Maqedoni Organizatat civile deri tek Han: Të formohet këshill i ri gjyqësor dhe...

Organizatat civile deri tek Han: Të formohet këshill i ri gjyqësor dhe repart i pavarur gjyqësor

Organizatat civile në takimin me euro- komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i kanë shpalosur qëndrimet e tyre lidhur me atë se si duhet të zgjidhet kriza politike.

Përfaqësuesit e OJQ-ve kanë njoftuar se është e domosdoshme të formohet repart i pavarur gjyqësor që do të punoj në procedimin e rasteve të PSP-së, por që kjo të realizohet, ata vlerësojnë se nevojitet tërësisht të shpërndahet Këshilli Gjyqësor dhe sërish të ri- emërohet që të sigurohet paanshmëria.

Në takim, gjithashtu është kërkuar komunikim më direkt i BE-së gjegjësisht evitimin e eufemizmave dhe detektim direkt të përgjegjësisë.

OJQ-të kanë kërkuar gjatë bisedave të ardhshme, nëse ka në të ardhmen, të përfshihen edhe ata, por jo drejtpërdrejtë siç u plasua në media, por në procesin e vëzhgimit, kontraktimit dhe avancimit.

Euro- komisari Han në takim ka përsëritur rekomandimet se zgjedhjet në dhjetor, për të cilat tha se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e tyre, janë hap i mirë, por se janë vetëm hapi i parë për tejkalimin e krizës.

Han porositi se është e domosdoshme që të realizohen prioritetet reformuese që të mund vendi të kthehet në shtegun evropiane.

Euro- komisari falënderoi përfaqësuesit e OJQ-ve për kontributin e tyre.

“Takim i parë në Shkup lidhur me këmbimin e rëndësishëm të informacioneve me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Iu falënderove OJQ-ve për angazhimin dhe kontributin e tyre. I sigurova për rëndësinë që ua ua japim prioriteteve reformuese” shkroi në Twitter komisari Han.