Maqedoni “Nuk e ke larg burgun Nikolla”, porositën qytetarët në protestën e sotme...

“Nuk e ke larg burgun Nikolla”, porositën qytetarët në protestën e sotme para Qeverisë

Qetë përfundoi edhe protesta e sotme e qytetarëve të cilët kërkuan dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov dhe tërheqjen e vendimit për falje.

Destinacioni final i protestuesve edhe sot ishte para Qeverisë, por këtë herë nuk hodhën ngjyrë, por vetëm brohoritnin “Nuk e ke larg burgun Nikolla”, “Mafia në robëri”, “Dorëheqje” dhe “Do të jepni llogari”…

Disa protestues vizatuan yll në trotuar ku shruante “Ne jemi ylli laraman i BE-së”.

Qytetarët, si zakonisht protestën e filluan para PSP-së dhe pasi dhanë mbështetjen e tyre për punën që e bëjnë, u drejtuan kah godina e re e Agjencisë për audio dhe shërbime audio vizuale dhe Agjencina e rinisë dhe sportit.

Para objektit hodhën topa me ngjyrë ku paralajmëruan “Revolucionin e larmishëm”, që simbolikisht do të thotë se “Maqedonia po ngjyroset me liri dhe demokraci”.