Sport Maqedonia me fitoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në çerekfinale në Botëror

Maqedonia me fitoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në çerekfinale në Botëror

Kombëtarja e hendbollit  të Maqedonisë  fitoj Bosnjën dhe Hercegovinën më rezultatin 25-22 dhe siguroj vendin në çerekfinale në Kampionatin botëror në Katar.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Dejan Manaskov, i cili arriti të shënojë 6 gola, derisa nga tre gola shënuan Goce Georgievski , Filip Mirkulovski, Naumçe Mojsovski, Nemanja Priblak dhe kapiteni Kire Lazarov i cili të gjitha golat i shënoj nga goditja e dënimit(penaltia)

Kjo për ekipin  e Maqedonisë  ishte fitorja e tretë dhe tani ka gjashtë pikë maksimale.

Nesër hendbollistët do të kenë ditë pushimi. Derisa në xhiron e katërt të mërkurën në orën 17:00  do të ndeshen përball Kroacisë.