Maqedoni LSDM: Patjetër të mbisundojë arsyeja e shëndoshë në vend të naftës së...

LSDM: Patjetër të mbisundojë arsyeja e shëndoshë në vend të naftës së Mijalkovit

Gjorge Ivanov të mundësojë kalim të qetë të pushtetit, në vend që të mbroj kriminel, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së, prej ku thonë se është vërtetuar “skenari i Ivanovit dhe Nikola Gruevskit për bllokimin e proceseve demokratike, për shkak të interesave kriminele”.

“Arsyeja e shëndoshë patjetër të jetë mbi naftën e Mijalkovit. Dëgjuan qytetarët se gjashtë milionë euro ka shpenzuar kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov në janar dhe mars që të blej depo për naftë. Derisa njerëzit protestojnë jashtë, Mijalkov bleu “Om Petrol-in”, ku drejtor është i biri i tij. Protestat dhe bllokimi i Kuvendit bëhet që Mijalkovi dhe Gruevski të zgjerojnë pasurinë e tyre nga depot e naftës dhe pompave të benzinës. I tërë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë shohin ç’po ndodh! Kurrfarë patriotizmi nuk është në pyetje, por janë në pyetje kriminel!

Nga kjo parti theksojnë se për këtë arsye liderët dhe institucionet e BE-së, përmes kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk kërkuan parimet demokratike, ndershmëri dhe arsye të shëndoshë nga Ivanov.