Ekonomi Kuvendi votoi buxhetin për viti 2016

Kuvendi votoi buxhetin për viti 2016

Kuvendi votoi buxhetin për vitin 2016-të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para mesnate e ka miratuar Buxhetin për vitin 2016, me 66 vota “pro”, 28 “kundër” dhe pa abstenime. Me procedure të shkurtuar është miratuar edhe Ligji për ekzekutim të buxhetit për vitin 2016. Deputetët e opozitës votuan kundër sepse mendojnë se buxheti prej 3,2 miliardë eurove është më i larti deri më tani. Për ta ai është i papranueshëm sepse është joreal, i parealizueshëm, jozhvillimor dhe jotransparent. Sipas LSDM-së, shteti ka borxh publik prej 4 miliardë eurove, ndërsa buxheti i ri do të thotë borxhe të reja dhe qytetarë të varfër.

Për deputetët e pushtetit buxheti është zhvillimor dhe stimulon investimet, mbështet kompanitë e vogla dhe të mesme dhe në të përfshihet komponenti social dhe kapital.

Ministri i financave Zoran Stavrevski nga foltorja e Parlamentit tha se buxheti që është miratuar është në dobi të qytetarëve të Maqedonisë dhe u falënderua për konstruktivitetin e deputetëve opozitar gjatë debatit.