Maqedoni Komisioni anketues ngeli pa dëshmitar dhe rend dite

Komisioni anketues ngeli pa dëshmitar dhe rend dite

 

Anëtarët e komisionit anketues nga LSDM dhe VMRO DPMNE janë përleshur mes vete për shkak të mosardhjes së kryeministri Nikolla Gruevski për dëshmi. Ata kanë debatuar rreth asaj se a është dashur apo jo të vij kryeministri në seancën e sotme si dhe rreth rendit të ditës për mbledhjen e Komisionit.

Në ndërkohë, Gruevski sot anuloi ardhjen e tij për ditën e hënë ndërsa ministri i financave Zoran Stavrevski paralajmëroi se në vend që nesër do të vij më 17 dhjetor. Kryetari i Komisionit anketues Petre Shilegov akuzoi kryeministrin se ik nga dëshmia dhe se VMRO DPMNE bën çmos që Komisioni të mos filloj me punë.

“Kërkesat e VMRO DPMNE-së që të vendoset ato pika në rend të ditës janë jashtë programit dhe rregullores së punës , dhe për këtë plan janë paraparë edhe seanca të veçantë për vizita dhe kjo ishte me qëllim që të mos zbardhet fytyra e vërtetë dhe e pistë e Nikolla Guevskit për mos paraqitjen e tij në këtë komision”, tha Petre Shilegov, deputet i LSDM-së.