Maqedoni Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbaj takim në orën 12

Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbaj takim në orën 12

Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbaj takim në selinë e partisë më ora 12, njoftojnë nga kjo parti.

Në takim do të vendoset kush do të jetë mandatari për formimin e Qeverisë së re, pasi partia mbrëmë i mori nënshkrimet e BDI-së.

Mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani njoftoi se kjo parti do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së për formimin e qeverisë së re, por këto nënshkrime nuk nënkuptojnë se BDI do të bëj koalicion me LSDM-në.