Maqedoni Ivanov: Greqia nuk bashkëpunon me institucionet maqedonase për krizën e refugjatëve

Ivanov: Greqia nuk bashkëpunon me institucionet maqedonase për krizën e refugjatëve

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dërgoi apel për Greqinë që mos të lejoj problemin me emrin të jetë pengesë për bashkëpunim mes dy viteve në fushën e sigurisë dhe në menaxhimin me krizën e refugjatëve.

“Gjatë Samitit për krizën me refugjatët në Bruksel kisha takim me kryeministrin Aleksis Cipras dhe biseduam për këtë temë, për çështjen e lëvizjes së luftëtarëve të huaj. Kërkova të fillojmë të marrim paralajmërime, kur vijnë anijet greke me refugjatë, çfarë grupe njerëzish vijnë që të mund të mobilizohemi. Për 1 ditë kishte 14000 njerëz në kufi, pa kurrfarë paralajmërimi. Niveli i vetëm i komunikimit është mes policëve në terren. Kryeministri Cipras premtoi se do ta inicioj këtë, por edhe më tej s’kemi përgjigje. Edhe drejtori i Byrosë për siguri publike dërgoi kërkesë deri te homologu i tij në Greqi, por s’ka përgjigje” deklaroi Ivanov në konferencën e shtypit me gazetarët grek të cilët janë në Maqedoni për shkak të krizës së refugjatëve.

Ivanov gjithashtu ka nënvizuar se Maqedonia edhe më tej s’ka qasje deri te bazat e të dhënave të Fronteks dhe komunitetit të shengenit, e as të dërgojë informacione edhe pse kjo ishte arritur si marrëveshje në Samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor, të cilin e organizoi kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker.

Ivanov vlerësoi se problemi me emrin reflektohet edhe në fusha tjera të bashkëpunimit dhe shtoi se është e nevojshme që të ngritet niveli i besimit dhe bashkëpunimit në maksimum.