Maqedoni Han të premten në Shkup, nesër takim me Besimin në Bruksel

Han të premten në Shkup, nesër takim me Besimin në Bruksel

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, pritet të premten të arrijë për vizitë në Shkup.

Jozyrtarisht, vizita  është paraparë për periudhën prej 15 deri 19 shkurt. Në agjendën e Han, të publikuar në faqen zyrtare të KE-së, tani për tani nuk parashihet vizitë në Maqedoni deri më 18 shkurt.

Sipas ngjarjeve të paralajmëruara, Han nesër në Bruksel do të takohet me kryeministrin e çështjeve evropiane, Fatmir Besimi. Tani për tani nuk zbulohen detaje për takimin.

Han sipas paralajmërimeve nga Brukseli, kah mesi i shkurtit duhet të vizitoj Maqedoninë që të konfirmoj progresin në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos ndërsa më 20 shkurt BE dhe SHBA në konsultime me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë do të vlerësojnë nëse ka kushte për zbatimin e zgjedhjeve më 24 prill.