Maqedoni Han më 14 tetor vjen në Shkup për bisedë me krerët e...

Han më 14 tetor vjen në Shkup për bisedë me krerët e partive dhe Katica Janevën

Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, të premten e ardhshme, më 14 tetor do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Sipas paralajmërimeve, ai në Shkup do të takohet me krerët e partive më të mëdha, me prokuroren speciale Katica Janeva dhe sektorin civil.

Informacioni për vizitën e Han vjen pas vendimit të shumicës në Kuvend që mos t’i mbështet kërkesat e prokurores speciale për ndryshimet e Ligjit për PSP-në gjegjësisht vazhdimin e afatit për hetim si dhe për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Euro- komisari i cili ndërmjetësoi në lidhjen e Marrëveshjes, gjatë vizitës pritet të bisedoj edhe për obstruksionet që i bëhen PSP-së, përgatitjen e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Kuvendit.