Bota Ballkan Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në...

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi.

Sipas njoftimit nga ministria e jashtme greke, ambasadori grek në Maqedoni, Teoharis Lalakos deri te autoritetet e vendit ka dërguar dy demarshe për shkak të situatës në Idomeni.

“Ambasadori Lalakos qartë theksoi se përdorimi i dhunës në asnjë mënyrë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe tërësisht bie ndesh me dispozitat e të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare. Ai i bëri thirrje shtetit fqinj që të përgjigjet në mënyrë përkatëse ndaj kushteve dhe të tregojë përgjegjësi” thuhet një njoftimin e MPJ-së greke.