Maqedoni Gjykata konfirmoi se nuk ka paraburgim për disa të dyshuar në aksionin...

Gjykata konfirmoi se nuk ka paraburgim për disa të dyshuar në aksionin “Titanik”

Gjykata themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për shqiptimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në aksionin “Titanik”.

Gjykata ka marrë vendim me të cilin refuzohet kërkesa e Prokurorisë speciale për paraburgimin e Edmond Temelkos, Mile Janakiesit dhe dy personave tjerë me iniciale M.P dhe K.M.

Siç njoftuan hollësisht nga gjykata, katërtë dyshuarit tjerë, mes të cilëve edhe ish ministra Jankulloska dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, përmes avokatëve të tyre kanë njoftuar gjykatën se për shkak të udhëzimit nuk kanë mundur të paraqiten para gjykatës. Avokatët e tyre i kanë dorëzuar biletat e avionit dhe kanë njoftuar se klientët e tyre do të paraqiten në gjykatë në mënyrë plotësuese.

Për Temelkon, gjykata ka marrë vendim për shqiptimin e masës së kujdesit gjegjësisht që të paraqitet njëherë në javë në gjykatën e Resnjës.

Nga gjykata përmendin se nga PSP është dorëzuar edhe një kërkesë për paraburgimin e personit I.G, i cili duhet të hënën të paraqitet para gjykatësit me procedurë paraprake.

PSP sot përmes faqes zyrtare në Facebook shprehi dëshpërim nga vendimi i gjykatës dhe paralajmëroi se do të ngrit padi.