Maqedoni Euro-deputetët do të kenë takime të ndara me liderët politik, Janevën dhe...

Euro-deputetët do të kenë takime të ndara me liderët politik, Janevën dhe KSHZ-në

Euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl të hënën do të kenë takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, por ende nuk dihet nëse do të kenë takim të përbashkët me ta, mëson “Meta”.

Treshja e euro- deputetëve me liderët politik do të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërsa parashoihen edhe takime me prokuroren speciale Katica Janeva dhe përfaqësuesit e KSHZ-së.

Sipas agjendës, Houit, Kukan dhe Uajgl gjatë qëndrimit në Shkup do të takohen edhe me ambasadorin amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadorin Aivo Orav ndërsa prej orës 13 do të mbahet edhe konferenca e shtypit në info qendrën e BE-së.

Vizita e këtillë e euro deputetëve vjen disa javë pasi komisari Han iu dërgoi letër liderëve politik ku shprehi shqetësimin e tij për shkak të shkeljes së afateve të Marrëveshjes së Përzhinos.