Maqedoni Diplomatët maqedonas kërkojnë hetim për nekrologët me ambasadorët

Diplomatët maqedonas kërkojnë hetim për nekrologët me ambasadorët

 

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë i bën thirrje Prokurorisë publike që të hetoj rastin me publikimin e nekrologëve nga ish ambasador dhe aktual në Maqedoni në faqen e internetit “Imgur”.

Prej atje thonë se Prokuroria publike duhet të vlerësoj nëse bëhet fjalë për “kërcënim serioz” që sanksionohet me nenin 420, paragrafi 1 nga Kodi penal, me dënim me burg.

Nga Sindikata shtojnë se vendimi për atë me cilat shtet dhe deri në çfarë niveli do të bashkëpunoj vendi, është vendimi i vet shtetit të Maqedonisë e jo e ndonjë strukturë partiake dhe se askush në vend nuk guxon të “luaj apo edhe më keq të kërcënoj përfaqësuesit e shteteve në Maqedoni e që kanë mbrojtje ndërkombëtare”.