Korrespondentë BDI jep dritë jeshile për propozimin e LSDM-së për përdorimin e gjuhës...

BDI jep dritë jeshile për propozimin e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe

Kryesia qendrore e BDI-së ka dhënë dritë jeshile për propozim- vendimin e LSDM-së rreth përdorimit të gjuhës shqipe, ngel tani grupet e punës të shoshitin dallimet e vogla që edhe nuk janë aq të rëndësishme rreth këtij propozim- ligji, njoftoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas mbarimit të takimit të kryesisë që mbrëmë mbajti takim në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

Nesër pritet lideri Ahmeti të thirr kryesinë qendrore të partitë dhe të bisedojnë për pikat tjera që janë kusht për BDI-në për dhënien e nënshkrimeve LSDM-së për formimin e qeverisë së re.

Pikat tjera kanë të bëjnë me punën e PSP-së, euro- integrimet, ndarja e buxhetit, ku liderët e dy partive paraprakisht theksuan se nuk ka dallime dhe se dakordohen rreth tyre.