Bota Ballkan Anketat greke:SIRIZA para Demokracisë së Re

Anketat greke:SIRIZA para Demokracisë së Re

SIRAZA opozitare prin para Demokracisë së Re në të gjitha sondazhet e reja nëpër mediumet greke.
Ashtu si po ashpërsohet gara mes qeverisë dhe opozitës në sy 17 dhjetorë dhe votimi i parë për kryetarin e Kuvendit, mediumet greke aq më shumë po vërshohen nga sondazhet e reja për rejtingjet e partive në rast zgjedhjet presidencial dështojnë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas katër sondazheve të reja këtë fundjavë, SIRIZA bindshëm do të ishte në vendin e parë nëse tani shpallen zgjedhjet, por shumica e popullit edhe më tej konsideron se Andonis Samaras do të ishte më përkatës për kryeministër se Aleksis Cipras.
Rejtingjet e dy partive sipas katër sondazheve janë këto:
“To Vima” :Siriza 25,5 %, Demokracia e Re 22,7%
“Proto tema”: Siriza 27,6, Demokracia e Re 22,7
“Parapolitika”: Siriza 24,2, Demokracia e Re 21.1%
“Paron”: Siriza 28,8, Demokracia e Re 21,5%.
Në tre nga katër sondazhet Samaras është kryeministri më i preferuar se Cipras me përparësi prej 4 deri 12%.
Qytetarët janë të ndarë në qëndrime se a duan president apo zgjedhje të parakohshme. Madje 54% e të anketuarve për “Proto tema” dhe “Parapolitika” kanë deklaruar se preferojnë që tani të zgjidhet presidenti ndërsa 37-40% prej tyre do të donin të ketë zgjedhje të parakohshme.
Nëse nesër shpallen zgjedhjet pritet që në Parlament të hynë edhe partia e re “Potami” rejtingu i të cilës sillet prej 4,1 deri 6,8%, PASOK me 4,3 deri 6,7, Agimi i Artë neonaziste me mbështetje prej 4,1 deri 5,9% dhe partia komuniste me 4,1 deri 5,8%.