fbpx

Nimic: Është koha që të zgjidhet çështja me emrin

-

Ndërmjetësi Metju Nimic kërkon Maqedonia dhe Greqia të ndërpresin pauzën në bisedimet lidhur me kontestin me emrin dhe përsëri të vendosin këtë çështjet në agjendën politike.

Pas një pauze të gjatë të bisedimeve për çështjen e emrit, ndërmjetësi i OKB-së Nimic paralajmëron ringjallje të procesit. Në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”, Nimic ka deklaruar se tani është koha e duhur për arritjen e zgjidhjes. Ai ka folur më hapur se kurë, duke shpalosur madje planin e tij 7 pikësh për arritjen e kompromisit. Emri i shtetit sipas tij duhet të përfshijë një përcaktues gjeografik dhe termin Maqedoni.

Sipas Nimic, mbyllja përfundimtare e kontestit me emrin do të krijoj mundësi të reja për bashkëpunim, në veçanti për ruajtjen e stabilitetit rajonal në momente kritike, siç është kriza aktuale me refugjatët.

“Është e qartë se ka ardhur koha që të gjendet zgjidhje. Çështja e refugjatëve që i tangon të dy shtetet, rritja e kërcënimeve ekstremiste për rajoni dhe vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohet Evropë Juglindore janë arsye shtesë pse duhet zgjidhje e patjetërsueshme. Zgjidhja do t’i hap rrugë bashkëpunimit më të mirë, përcaktimit më të fuqishëm euro- atlantik për menaxhim me çështjet rajonale” tha Nimic.

Ndërmjetësi i hap edhe letrat për atë se çfarë duhet patjetër të pritet realisht se do të ketë formulë përfundimtare për emrin. Termi “Maqedoni” ngel pa kurrfarë përpjekje që të eliminohet, por do t’i bashkohet shtojca gjeografike sado që kjo të mos ju përshtatet linjave të kuqe të Maqedonisë.

“Fillimisht, duhet të arrihet marrëveshje për emrin e shtetit e cila do të përfshinte termin Maqedoni, por edhe një përcaktues të arsyeshëm, sipas mendimit tim, përcaktues gjeografik do të ishte më mirë me qëllim që të sigurohet dinjiteti i shtetit, por gjithashtu që të kufizohet nga pjesë e madhe e Maqedonisë, e pandashme nga Greqia’

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.