Maqedoni Veljanovski për të martën caktoi vazhdimin e seancës konstituive

Veljanovski për të martën caktoi vazhdimin e seancës konstituive

Duke dërguar urime për festën e Pashkëve për qytetarët e Maqedonisë, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanovski, vazhdimin e ardhshëm të seancës konstituive e caktoi për të martën (18 prill) më ora 11.

Deputetët në vazhdimin e 12-të të seancës konstituive përfaqësuan qëndrimet e partive të tyre dhe debatonin për Platformën e Tiranës, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshje e Ohrit dhe të drejtat dhe obligimet që dalin prej saj.

Deputetja e RDM, Maja Moraçanin, theksoi se në këto 12 ditë, përmes punës së Kuvendit, qytetarët janë bindur në atë që do të thotë “institucion i robëruar”.

“Është e qartë se nën vellon e interesit të popullit dhe kinse debatit, pamundësohet emërimi i anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për emërime dhe mandat dhe kryetarit të Kuvendit. Kërkoj falje që me këto tre minuta po e vazhdon agoninë në Kuvend”, tha Moraçanin.